Foto: Ilustrim
Tentohet të grabitet një argjendari në Prishtinë, i dyshuari kapet nga viktima dhe qytetarët
Në kryeqytet në orët e pasdites në rrugën “Ilir Konushevci” një burrë ka tentuar të grabisë një argjendari.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa i njëjti është vënë nën kontrolle nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë”, ka thënë ai.
Tutje Borovci ka sqaruar se i njëjti më pas është arrestuar nga ana e Policisë.
“Aktualisht Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.