Tentohet të futet substancë narkotike në Burgun e Dubravës

Qendra Korrektuese Dubravë ka arritur të parandaloj futjen e një sasie të substancës narkotike brenda në burg.

Siç njofton Shërbimi Korrektues, substanca narkotike ka qenë e kamufluar brenda rrobave të sjellura nga një vizitor për të burgosurin.

Ndaj të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.