Foto nga arkivi: Substanca e dyshuar narkotike që u tentuat të futet brenda burgut të Dubravës. Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës

Tentohet të futen 51 qese me substancë narkotike në Burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë penguar futjen e 51 qeseve të vogla, të cilat dyshohet se janë të mbushura me substancë narkotike, brenda Burgut të Dubravës.

Në njoftimin e ShKK-së është thënë se qesja e dyshuar në të cilën gjendej substanca e dyshuar narkotike ishte hedhur mbi murin nga pjesa e jashtme.

“Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar”, thuhet në njoftim.

Tutje ShKK ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:20 dhe se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës.

Këta të fundit është thënë se kanë bërë konfiskimin e substancës se dyshuar narkotike dhe se kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

Substanca e dyshuar narkotike që u tentuat të futet brenda burgut të Dubravës. Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës
Substanca e dyshuar narkotike që u tentuat të futet brenda burgut të Dubravës. Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës