Autoambulanca që dyshohet se u përdor për të kontrabanduar emigrantët, Foto: Policia e Kosovës

Tentohet kontrabanda e emigrantëve me autoambulancë, kapen nga policia kufitare- FOTO

Gjashtë emigrantë, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në Kosovë, janë kapur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të kufirit në Vërmicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tentimi i kontrabandimit me emigrantë është bërë me një autoambulancë me targa vendore.

Emigrantët ilegal sipas policisë janë tre shtetas sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi.

Emigrantët që tentuan të hynin në Kosovë me auto- ambulancë, Foto: Policia e Kosovës

Tutje në lidhje me rastin policia thotë se ka ndaluar një të dyshuar të moshës 45 vjeçar i cili ishte vozitës i mjetit të dyshuar që u përdor në rast.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

Policia ka njoftuar se rasti do të trajtohet tutje nga njësitet policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave.