
Ilustrim
Tentimvrasje në një lokal në Podujevë
06.8.2022 - 11:24
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në një lokal në Podujevë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar, i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnatës.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.