Tentim vrasje në Zveçan

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Zveçan.

Sipas Policisë, ankuesi ka informuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Rasti është në procedurë hetimore.