Foto: Ilustrim

Tentim vrasje në Vushtrri, arrestohen tre persona

Tre persona në Vushtrri janë arrestuar pasi u përfshinë në një përleshje ku një person mbeti i lënduar.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se personit të lënduar i është ofruar trajtim mjekësor.

Sipas autoriteteve mjekësore, viktima lëndimet i kishte marr nga një mjet i fortë metali.

Lidhur me këtë rast, policia arrestoi tre persona të dyshuar.

Pas intervisitmit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.