Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tentim vrasje në Prizren

Një burrë në Prizren është arrestuar dje pasi që sipas Policisë së Kosovës ai kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një burri por nuk e kishte qëlluar atë.

PK-ja ka bërë të ditur se njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

“Pas intervistimit,  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti në procedurë hetimore” është thënë në njoftimin e PK-së.

Kjo ngjarje njoftohet se ka ndodhur rreth orës 16:15.