Ilustrim

Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka ndodhur një tentim vrasje.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

Njërin e ka arrestuar në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë rreth orës 23:40 dhe tjetrin në rrugën “Nazim Gafurri” rreth orës 13:20.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.