Ilustrim

Tentim vrasje në Prishtinë, theren me thikë dy persona

Dy persona janë therur me thikë pas një rrahje që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën  “Sylejman Delvina” të kryeqytetit mbrëmë rreth orës 18:40.

Sipas policisë, dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes njëri nga të dyshuarit i ka therur me thikë dy nga të dyshuarit duke iu shkaktuar lëndime trupore. Dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.