Tentim vrasje në Prishtinë

Një person në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një i dyshuar ka shtënë tre herë më armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas Policisë, i njëjti nuk ka pësuar lëndime, përderisa njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.