Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tentim vrasje në Podujevë

Një vrasje në tentativë është regjistuar dje rreth orës 02:25 në Parkun e Qytetit në Podujevë.

Policia njofton se një i dyshuar pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima është plagosur në këmbë.

Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

I dyshuari gjendet në arrati, rasti në hetime.