
Tentim vrasje në Klinë për një borxh prej 1 mijë euro
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Leskoc të Klinës nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Tentim vrasje”.
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi se dje rreth orës 18:25, kishin pranuar informatë se nё këtë fshatin kishte ndodhur njё incident me armё zjarri.
Sipas njopftimit, Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje ku aty kanë takuar viktimën, i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe ia kishte kërkuar një borxh prej njё mijё euro.
Borxhi sipas Policisë ishte i djalit të viktimës, dhe kishte mbetur pas blerjes së një automjeti nga i dyshuari.
Tutje është njoftuar se viktima i kishte thënë të dyshuarit se nuk ka para pёr t’ia paguar borxhin dhe pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanosur viktimën.
Policia ka thënë se kanosja ka ndodhur me fjalët “Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”.
Pas këtij veprimi, sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metra.
Policia ka treguar se në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, trembёdhjetё gёzhoja kal.7.62mm dhe pesё fishek të kalibrit 6.35mm.
Tutje është treguar se i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.