Ilustrim

Tentim vrasje në Gjilan, një person dyshohet se u sulmua me shkop druri, po trajtohet në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar rëndë pasi ishte sulmuar fizikisht nga disa persona në Gjilan.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur rrahja ka gjetur në pistoletë me 6 fishekë, e cila nuk ishte përdorur gjatë rrahjes dhe po ashtu ka gjetur edhe një shkop të drurit, të thyer, që dyshohet se me të ishte goditur viktima.

Viktima e këtij rasti fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Rasti po hetohet dhe po trajtohet si tentimvrasje.