Tentim vrasje në Drenas

Një tentim vrasje ka ndodhur dje rreth orës 00:20 në Drenas.

Sipas policisë, është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 6 gëzhoja të armës dhe një predhë.

Njëri prej të dyshuarve është identifikuar dhe intervistuar.

Sipas policisë është konsultuar prokurori lidhur me rastin i cili vazhdon të hetohet nga njësitë relevante si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.