Ilustrim

Tentim vrasje me thikë në Fushë Kosovë

Një person i dyshuar ka tentuar të vrasë një person tjetër gjatë ditës së djeshme në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:12, pas mesnate.

Policia ka bërë të ditur se i gjithë rasti ka ndodhur pasi që i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimë duke e goditur me thikë.

Viktima e këtij rasti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervisitmit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.