Tentim vrasje me kallashnikov në Vushtrri për çështje prone

Një tentim vrasje ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, dje rreth orës 10:45.

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Sipas policisë, persona të lënduar nuk ka pasur.

PK-ja tutje njofton se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një AK 47 me dy karikatorë dhe 31 fishekë dhe një gëzhojë e armës tytë shkurtër.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pasi janë intervistuar të dyshuarit, njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin policor.