Ilustrim

Tentim-vrasja në Drenas, një person i arrestuar një në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se një persen është arrestuar ndërsa një tjetër është në kërkim pasi të dy po dyshohen se kanë plagosur një person tjetër në fshatin Baicë të Drenasit.

“Dje rreth orës 15:30, policia ka marrë informacionin se në fshatin Baincë të Drenasit, një person është plagosur me armë zjarri” – thuhet në njoftim.

“Personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrit të identifikojnë dy persona të dyshuar” – vijon njoftimi i forcave të rendit.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit me inicialet Q.B, 22 vjeç është arrestuar në Pejë.

“Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z,  aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë. Pas intervistimit personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje” – thuhet në fund të njoftimit.

Plagoset në kokë një person në Drenas