
Ilustrim
Tentim grabitje në një argjendari në Pejë, i dyshuari goditet me një mjet të fortë nga pronari
31.3.2023 - 20:25
Një tentim grabitje në një argjendari ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Pejë.
Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për Rajonin e Pejës ka thënë se i dyshuar gjatë tentimit për të grabitur është goditur me një mjet të fortë nga pronari i argjendarisë.
“Rreth orës 18:20 Policia është njoftuar për një tentim grabitje në një argjendari. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari që ka tentuar të grabisë është goditur me një mjet të fortë nga pronari i asaj argjendarie. I dyshuari është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës”- ka thënë Gashi për KALLXO.com.
Ai ka thënë se policia është duke hetuar rastin.