Policia/Ilustrim

Tentim grabitje brenda pompës së derivateve në Prishtinë

Dy persona të dyshuar kanë tentuar mbrëmë pas mesnatës që të kryejnë një grabitje brenda një pompe të derivateve në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:15, ku nga punëtori i pompës së derivateve janë njoftuar se dy persona kanë tentuar të kryejnë një grabitje.

Sipas punëtorit, dy të dyshuarit të maskuar kanë hyrë brenda pompës dhe kanë tentuar të marrin kasafortën, mirëpo nuk kanë arritur që të marrin.

Policia tutje ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë përderisa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.