Tensionohet situata në Bërnjak - VIDEO

Situata në Bërnjak siç rapoton ekipi i KALLXO.com është tensionuar dhe gazetarët nuk po lejohen të shkojnë në atë pikë kufitare.

Qytetarët serbë të mbledhur në atë zonë siç raporton ekipi i Kallxo.com nga vendi i ngjarjes janë duke bërë provokime dhe sjellje të pahijshme në vazhdimësi në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës e cila është duke u kujdesur për sigurinë në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, ka vendosur që të mos i lejoj të gjithë gazetarët që të shkojnë deri në pikën kufitare.

Për shkak të sigurisë, policia ka lejuar vetëm 5 gazetarë që të shkojnë deri në pikën kufitare.

Pjesa tjetër e mediave janë duke qëndruar në kordonin e parë të policisë i cili gjendet disa kilometra largë pikës kufitare në Bërnjak.

EULEX gjendet vetëm pak metra larg pikës kufitare në Bërnjak.

EULEX në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak