Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Tensionet në veri, Turqia do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Turqia planifikon të dërgojë në Kosovë disa trupa nesër dhe pasnesër, me kërkesë të NATO-s pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.
Ministria e Mbrojtjes në Turqi thotë njësitet e tyre pritet në angazhohen me 4 dhe 5 qershor.
“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, një batalion komando i lidhur me Komandën tonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Kırklareli), i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), u caktua si njësi rezervë me kërkesë të NATO-s. Komanda e Forcave të Përbashkëta/Napoli (Itali). Është planifikuar transferimi i njësisë sonë të caktuar në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5 qershor 2023”- thuhet në deklaratë.
Gjithashtu Ministria ka bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv, për ta zgjidhur krizën, e cila, sipas autoriteteve turke, mund ta dëmtojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Serbët lokal në komunat veriore Zveçan, ZubinPotok dhe Leposaviq janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale.
Të hënën e 29 majit, situata kishte eskaluar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me disa pjesëtarë të KFOR-it. Si rezultat i saj, mbetën të lënduar 30 paqeruajtës.
Më pas NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë.
SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.
SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa. Mirwpo kryeministri Albin Kurti po insiston qw ryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.
Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.
Zgjedhjet e parakohshme në veri së fundmi i përmendi edhe kryeministri, Albin Kurti, pas telefonatave nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan.
Dy diplomatët perëndimorë, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme. Një ndër qëllimet e vizitës është shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.