Zveçan, 29 maj 2023

Tensionet në veri, reagon zv/ministri i Punëve të Jashtme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka reaguar pas tensioneve në veri të vendit.

Ahmeti ka thënë se strukturat ilegale të Beogradit po kërkojnë të kthehen drejt Rusisë duke theksuar se kjo po ndodh përderisa Kosova po përparon në reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit.

“Përderisa Kosova po përparon në reformën në drejtësi, demokracinë dhe sundimin e ligjit, motivet dhe qëllimet e strukturave ilegale të dhunshme të Beogradit në veri të Kosovës janë të qarta. Ata po kërkojnë të pamundurën: të kthehen në kohë dhe drejt #Rusisë”- ka deklaruar Ahmeti në twitter.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës edhe sot kanë vazhduar të jenë prezente në komunat në veri të vendit pas zhvillimeve që nisën të premten.

Sot, pranë komunave, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë edhe pjestarët e KFOR-it.

Situata në veri – Pamje