Foto: Reuters

Tensione për shkak të coronavirusit, vdesin 23 persona në një burg në Kolumbi

Të paktën 23 persona kanë vdekur në një nga burgjet më të mëdha të Bogots në Kolumbi, pas asaj që autoritetet po thërrasin një përpjekje masive për shkak të rritjes së tensioneve mbi coronavirusin, raporton BBC.

Ministrja Drejtësisë e Kolumbisë Margarita Cabello ka thënë se 83 të burgosur u plagosën gjatë një trazire në burgun La Modelo.

Të burgosurit në burgjet në të gjithë vendin mbajtën protesta të dielën kundër mbipopullimit dhe shërbimeve të dobëta shëndetësore gjatë shpërthimit të coronavirusit.

Ministria e Drejtësisë po e heton rastin.

Cabello tha se 32 të burgosur dhe shtatë pjesëtarë të sigurimit ishin në spital. Dynga sigurimi janë në një gjendje kritike.

Ajo tha se dhuna ishte një plan i koordinuar me shqetësime të raportuara në 13 nga burgjet e vendit.

Duke mohuar pretendimet e kushteve johigjienike mes frikës për një përhapje të  coronavirus, ajo tha se nuk ka ndonjë problem sanitar që do të shkaktonte këtë plan dhe këto trazira.

“Nuk ka asnjë infeksion, as ndonjë të burgosur, personel kujdestar ose administrativ që ka coronavirus”, shtoi ministrja.

Ajo tha se të burgosurit që kishin vrapuar dhe disa do të akuzoheshin për vrasje në tentativë, dhe dëme në pronë.

Një numër i madh i të afërmve u mblodhën jashtë portave të burgut La Modelo për të pritur lajme për të dashurit e tyre. Ata thanë se kishin dëgjuar të shtënat pasi arritën forcat e sigurisë.

Videot e postuara në mediat sociale treguan se të burgosurit u vinin zjarr dyshekëve.

132 burgjet e vendit kanë një kapacitet 81,000 të burgosur, por strehojnë më shumë se 121,000 të burgosur, sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë.

Deri më tani, ka pasur 231 raste të konfirmuara të coronavirusit në Kolumbi dhe dy njerëz kanë vdekur.

Vendi do të fillojë një karantinë mbarëkombëtare nga e marta e cila pritet të zgjasë 19 ditë. Do të kufizojë lëvizjet e banorëve me përjashtim të stafit mjekësor, forcave të sigurisë dhe personelit të farmacisë dhe supermarketeve.

Njerëzit mbi 70 vjeç u është thënë që të qëndrojnë brenda në shtëpi deri në fund të majit.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu