Screenshot nga videoja e publikuar nga kryetari i Kamenicë Kadri Rahimaj

Tensione në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës - VIDEO

Një “përplasje” ka ndodhur në mbledhjen e kryetarëve të komunave të Kosovës gjatë mbledhjes së Asociacionit të Komunave të Kosovës.

videon që ka publikuar kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj shihen disa nga kryetarët në ngjarje.

Rahimaj ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës “është nën degradim total.”

“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK”- ka shkruar ai.

Rahimaj tha se në kuvendin vjetor të këtij organi, “u tentua të kontrabandohen proces të rëndësishme si: mungesa e transparencës, mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK dhe mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV.”

KALLXO.com ka kontaktuar kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimin, kryetarin e Ferizajt Agim e Aliun e atë të Lipjanit Imri Ahmeti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.