Tensione në Kuvend, opozita lëshon sallën

Kuvendi i Kosovës është përfshirë në situatë tensionuese në pjesën kur deputetët po diskutonin me ministrat e kabinetit qeveritar për temat si dialogu, Gjykata Speciale e akuzat për korrupsion.

Deputetë nga pozita dhe opozita janë mbledhur në diskutime në dalje të sallës ku mbahen seancat plenare, ku janë parë tentime edhe për përleshje fizike.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Aberlard Tahiri akuzoi nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci “për degjenerim” të udhëheqjes së seancës.

“Ju sot e degjeneruat me udhëheqjen e kësaj seance. Ti nuk je ajo që na tregon neve çka me folë, kuptoje. Ne do ta lëshojmë sallën, një pjesë e opozitës e lëshoi. Në kërkojmë që kryeisa të mblidhet sa më shpejtë dhe të diskutojmë dhe mundësisht ti mos me i udhëheqë mo mbledhjet e radhës”, tha ai.

Kurse, Bogujevci tha se ajo i ka pritur opozitën për fillim të seancës.

“25 minuta ju kam pritur në seancë dhe 15 minuta në seancën e kaluar kur ju keni thirrur debat parlamentar”, tha ajo.

Paraprakisht, Bogujevci ka pasur një përplasje me diskutime edhe me shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Kuvendi është në pauzë deri në ora 12:00.