Tensione ndërmjet asamblistit të PDK-së dhe drejtorit të Haskukës - VIDEO

Në mbledhjen e rregullt të Asamblesë Komunale të Prizrenit, pasi kryetari Mytaher Haskuka morri fjalën për t`i dhënë përgjigje pyetjeve të asamblistëve, i njëjti iu referua edhe incidentit të djeshëm të ndodhur ndërmjet asamblistit të PDK-së dhe zyrtari të Prokurimit në Komunën e Prizrenit Nezir Rexhepit.

Haskuka: Zyrtari i Prokurimit u sulmua nga kuvendari i PDK-së

Drejtori i Shërbimeve Publike Levent Kasëmi iu drejtua asamblistëve të PDK-së duke iu thënë se po shpifin, e kjo ngjalli reagimin e asamblistit të PDK-së Bardh Avdaj, i cili pos përplasjes verbale filloi dhe iu afrua afër Kasëmit, duke krijuar tollovi para foltores, e u deshtë ndërhyrja e asamblistëve tjerë dhe drejtorëve të Haskukës për të qetësuar situatën.

Përkundër thirrjeve të kryesuesit Artan Abrashi, përplasja verbale ndërmjet asamblistëve dhe drejtorëve të Komunës nuk u ndal për disa minuta, me akuza dhe kundër akuza ndërmjet opozitës dhe drejtorëve të Haskukës.

Asamblisti Bardh Avdaj është i njohur për publikun, pasi në Korrik të 2017 kishte gjuajtur me shihe uji kryesuesin e Asamblesë Komunale Artan Abrashin.

Asamblist i PDK e gjuan me shishe Kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit

Lidhur me incidentin e ndodhur dje ndërmjet asamblistit Getoar Besimi dhe zyrtarit të Prokurimit Nezir Rexhepi,  Policia e Kosovës për Kallxo.com ka konfirmuar se ka hapur rasti si sulm fizik, dhe se të dy personat e përfshirë në rast Policia e Kosovës po i trajton si të dyshuar.

Policia e Prizrenit: Getoar Besimi e Nezir Rexhepi po trajtohen si të dyshuar

Prizren, Asambleja e Prizrenit, Bardh Avdaj, Levent Kasëmi, Mytaher Haskuka