Komisoni Parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media

Tensione mes deputetëve lidhur me raportimin e bordit të RTK-së në Komision Parlamentar

Komisioni Parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media sot është mbledhur për të diskutuar interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së

Para fillimit të kësaj pike, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se e ka pasur kërkesë nga deputetet që t’i fus në rend dite edhe dy çështje, për çështjen e arsimit ne Kamenicë dhe e dyta ka qenë që të jetë në raportim edhe Bordi i RTK-së. Përderisa deputetët kërkuan që ky raportim të bëhet nesër, kjo u kundërshtua nga deputeti Lushtaku.

Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani kërkoi që nesër të ketë një mbledhje të komisionit ku do të raportonte ministri Goran Rakiq dhe Bordi i RTK-së.

Ky është propozimi imi.

Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së po ashtu tha se pajtohet me kërkesën e Ramadanit, që të ftohen në raportim edhe Goran Rakiq edhe Bordi i RTK-së.

Deputeti Lushtaku më pas tha se një ftesë për të nesërmen do të ishte shumë afat shkurtë ndërsa propozoi që të ftohen për javën e ardhshme.

“Sa i përket raportimit të Bordit të RTK-së. nuk e kam pa të arsyeshme që ta ftojmë Bordin e RTK-së, ka qene e trajtuar edhe më herët nga Komisioni i mëparshëm. Por, nëse janë të pajtimit të gjithë, le t’i ftojmë javën tjetër”, tha ai.