Tension brenda mbledhjes së Odës së Avokatëve rreth listës së delegatëve

Gjatë ditës së sotme është thirrur mbledhja e Odës së Avokatëve për të zgjedhur 41 delegatë të cilët do të përfaqësojnë odën në Kuvendin e Përgjithshëm.

Me paraqitjen e propozimeve për delegatë. Kryesisë së punë iu paraqitën dy lista të cilat shkaktuan mospajtime në mes të avokatëve.

Njëra ishte lista e propozuar nga kryesia e odës e cila përbëhej prej 41 kandidatëve ndërsa një listë tjetër prej 146 kandidatëve ishte paraqitur nga disa avokatë të tjerë të cilët si duket nuk pajtoheshin me listën e paraqitur nga kryesia, kjo bëri që të nis një diskutim me tension brenda kësaj mbledhjeje.

Për listën prej 146 kandidatëve të cilën e kishin hartuar disa avokatë u kërkua që kjo listë fillimisht të vihet në votim pasi sipas tyre ajo nuk është listë zyrtare e propozuar nga kryesia.

Avokati Durim Osmani, tha se lista e krijuar me avokatë është zgjedhur krye në vete nga ana e kryesisë.

Ai e quajti fyerje të inteligjencës listën e kandidatëve të propozuar nga ana e kryesisë së zgjedhur për mbledhjen e sotme të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tha se lista është bërë nga avokatët që kanë shprehur dëshirën të jenë delegatë.

Për listën prej 146 kandidatëve të cilën kryesia e kanë paraqitur, disa avokatë kërkuan që te vihet fillimisht ne votim pasi sipas tyre ajo nuk eshtë listë zyrtare.

Avokati Besnik Berisha ngriti çështjen se kush e formoi këtë listë.

“Nga mundësia për të zgjedh shumë nuk besojë se ka gabime. Nuk shkohet kështu nuk mund të behet kështu kur ne bëjmë një pazar për të krijuar një listë. Kush qenë ata zyrtar që e bënë këtë listë kush kenë ata zyrat që e peshuan interesin e Odës. Të nderuar kryetar e koleg mos keni frikë me e rrit numrin e me i hap mundësitë. Unë i ftoj kushdo që ka interes me shku mbarë e mirë ku kuvend që ti hapim mundësitë. Të koncentrohemi në një demokraci, hapni mundësinë”, tha ai.

Më poshtë mund të gjeni listën e kandidatëve për delegatë, të propozuar nga kryesia e kuvendit:

Nasuf Hasani

Ekrem Agushi

Nexhat Shabani

Xhavit Krasniqi

Lendita Keqekolla

Arben Geci

Naim Spahiu

Teuta Zhinipotoku

Avni Leci

Mevlude Qerimi

Florim Blaka

Fisnik Salihu

Afrim Salihu

Bekim Sfishta

Labinot Buzuku

Baton Bukoshi

Albana Kelmendi

Teuta Beka Bunjaku

Parim Shala

Milka Milosavljevic

Gazmend Halilaj

Naser Gashi

Sadie Mjekiqi

Rrahim Ajeti

Rrezon Hoxha

Arber Osmanaj

Ragip Zeneli

Blerim Qela

Gani Hoxha

Selman Bogiqi

Arber Shala

Merita Stublla

Blerim Cakolli

Fitim Malokaj

Vehbie Halili

Haxhi Millaku

Visar Rrecaj

Samedin Cena

Bashkim Uka

Bajram Azemi

Abit Asllani