Tenori Ramë Lahaj për Nexhmije Pagarushën: Lamtumirë Nanush! Nuk bëmë aq sa duhet për ty

Tenori me famë botërore Ramë Lahaj ka shprehur trishtimin e tij me rastin e vdekjes së këngëtares Nexhmije Pagarushës.

Përmes një postimi në Facebook Lahaj është shprehur se breza të tërë janë rritur me zërin hyjnor të Nexhmije Pagarushës.

“Zemër plas! Më këpute shpirtin Nanush! Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por në shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor. Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige. Lamtumirë nanush! Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor. U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha”, ka shkruar tenori Lahaj Facebook.