Tenderët e pandemisë & Rreziku nga sulmet kibernetike - LIVE

Sonte në pjesën e parë të emisionit “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi mbi tenderët e pandemisë.

Çka ndodhi me tenderin në vlerë 360 mijë euro të Ministrisë së Shëndetësisë dhe a ka dyshime për kurdisje të këtij tenderi?

Çka thotë eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit për këtë tender?

Pse tenderi i Komunës së Prishtinës për teste serologjike ka mbetur i bllokuar?

Kurse, në pjesën e dytë do diskutohet për sulmet kibernetike dhe sa është Kosova e mbrojtur prej tyre.

Kosova si vend nuk shquhet për mbrojtje të mirë nga hakerët dhe tani nga situata mes Rusisë dhe Ukrainës është shënuar rritje e sulmeve kibernetike edhe në vendet që janë shumë përpara me digjitalizim.

Sa jemi të mbrojtur në Kosovë nga sulmet kibernetike?

A ka pasur sulme kibernetike gjatë këtyre javëve?

Si trajtohen rastet e sulmeve kibernetike?

Për të diskutuar lidhur me këtë temë flasin: Tanzer Abazi, njohës i fushës së kibernetikës, Agon Sinanaj, gazeta Buletini Ekonomik, Lulëzon Jagxhiu nga Zyra e Kryeministrit dhe Kreshnik Gashi nga Kallxo.com.