
Ilustrim
Tender njëburimor për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale në Komunat në veri të Kosovës
Më 31.12.2024, pra në ditën e fundit të ndërrimit të motmoteve Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës [MMPHI] ka paraqitur njoftimin për dhënie të Kontratës “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve lokale-Mitrovica 2a1”.
MMPHI kishte parashikuar të nënshkruajë Kontratë në vlerë deri 247,623.00 euro, nëpërmjet procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të Kontratës, me kriter për dhënie të Kontratës – çmimi më i ulët.
Sipas njoftimit, i cili u publikua më 01.01.2025, në platformën elektronike për prokurim publik “E-Prokurimi” bëhet e ditur se për këtë tender ishin pranuar tri oferta.
Ndërsa, Kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “B Corp” Sh.P.K. me çmim më të ulët të përgjithshëm 128,738.00 euro.
Nëpërmjet kësaj Kontrate, MMPHI synon të mirëmbajë rrugët lokale në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Tender të ngjashëm dhe me procedurë të njëjtë, që ndryshe njihen si tender njëburimor, MMPHI kishte iniciuar edhe më 22.02.2024.
Tenderimi me këtë procedurë nuk është i hapur, ndërsa autoriteti kontraktues fton një apo disa operatorë që të dorëzojnë oferta.
Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit të Kontratës shmang kështu konkurrencën dhe mundësinë për çmime me të lira.
Ndonëse Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë mundëson përdorimin e saj në rastet e emergjencave ekstreme (saktësisht, kjo përcaktohet me Nenin 35 të Ligjit), përkundër se nuk jepen më shumë të dhëna se çka përfshin emergjenca ekstreme – paçka se kjo krijon mundësi për interpretime të ndryshme.