Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Tender në vlerë 33 mijë euro për rregullimin e banjove të Komunës së Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës pas hapjes së një tenderi ka kontraktuar një kompani për rregullimin e banjove në objektin e Komunës.

Komuna ka nënshkruar kontratë në vlerë rreth 34 mijë euro për rregullimin e banjove.

Në bazë të kontratës së nënshkruar, e cila është publikuar nga Komuna e Mitrovicës, punët për rregullimin e banjove në objektin e Komunës do t’i kryejë kompania “Loshi Company”, nga Mitrovica.

Në bazë të kontratës së nënshkruar, vlera e përgjithshme e kontratës është 33 mijë e 313 euro, ku si kriter i dhënies se kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Rregullimi i banjove në objektin e Komunës në bazë të kontratës është paraparë që të zgjasë tre muaj.

Procedurat rreth këtij tenderi Komuna e Mitrovicës i kishte filluar që në muajin gusht, ndërsa më 24 shtator 2020 ishte publikuar njoftimi për dhënien e kontratës.