Temperaturat sot deri në 22 gradë

Mot i vranët dhe me intervale kohor me diell parashihet të mbajë këtë të diel.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

Sipas njoftimit të IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme.

“Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdoj deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike”- thuhet në njoftim.