Moti - Foto: Rtv21

Temperaturat në minus në ditën e zgjedhjeve

Më 14 shkurt Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme për Parlament të Kosovës.

Mirëpo këto zgjedhje priten të përcillen me mot të ftohtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të sillen nga -9 deri në -11 gradë celsius.

“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3  gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në joftimin e IHMK-së.