Foto: RTV21

Temperaturat e larta në qershor thyejnë rekordin

Këtë vit është thyer rekordi i temperaturave të larta për mujin qershor.

Parashikuesi i motit, Besim Aliu, ka thënë se rekordi i temperaturave të larta para këtij viti kanë qenë të shënuara në vitin 2017 dhe 2004.

“Nga statistikat që i kemi ne dhe që i përcjellim vazhdimisht, temperatura 36 – 37 gradë Celsius kurrë nuk janë shënuar në muajin qershor, më e larta ka qenë në 2017, 34.4 gradë Celsius dhe më e larta ka qenë në vitin 2004, 29,2 gradë Celsius, këto janë ndër vite. Këtë vit muaji qershor ka shënuar rekord sa i përket temperaturave të larta”, tha Aliu për KALLXO.com.

Aliu tutje tregon se temperatura të larta do të ketë edhe gjatë ditës së sotme, 25 qershor pastaj do të ketë ulje të lehta të temperaturave po jo drastike.

Për mujin korrik ai thotë se do të ketë temperatura të lehta mesatare.

Temperatura pak më e lehtë Aliu thotë se do të vazhdojë deri në 10 ditëshin e parë të mujit korrik.

“Kjo temperaturë do të vazhdojë deri në 10 ditëshin e parë të muajit korrik pastaj pas 10 ditëve nuk ka informacione por dihet se korriku është çdo herë më i nxehtë se qershori. Do të ketë edhe në korrik episode me temperatura të larta.”, tregoi ai.

Tutje, ai thekson se do të ketë edhe reshje në regjione të vogla, e cila do të jetë në formë të stuhisë.

Për të gjithë persona me sëmundje kronike ai këshillon që të mos ekspozohen në diell nga ora 9:00 deri në orën 17:00.

Instituti i Shëndetit Publik jep këshilla se si të kujdesemi në temperatura të larta