Temperatura të larta edhe gjatë ditës së nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme pritet të kemi mot me diell.

Në njoftimin e IHK-së theksohet se temperatura minimale do jetë 11 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale, 35 gradë celsius.

“Nesër do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.