Televizioni Publik Francez, France24: Macron dhe Scholz bëjnë thirrje për zgjedhje të reja në katër komunat e veriut të Kosovës

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz të enjten i kërkuan Kosovës që të mundësojë mbajtjeen e zgjedhjeve të reja në katër komuna veriore, mes tensioneve dhe përledhjeve të dhunshme që kanë filluar ditë më parë në atë zonë.

Në përgjigje, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se u kishte thënë liderëve evropianë se kjo do të ishte e mundur sipas ligjit të Kosovës nëse udhëheqja serbe në Beograd nuk i inkurajon serbët që t’i bojkotojnë zgjedhjet.

Udhëheqësit evropianë u takuan me Presidenten Vjosa Osmani dhe homologun e saj serb Aleksandar Vuçiq në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, me shpresën për t’i shmangur trazirat e mëtejshme në veriun e Kosovës pas përplasjeve të fundit atje.

“Kemi kërkuar nga të dy palët që sa më parë të organizohen zgjedhje të reja në këto katër komuna, me një angazhim nga Kosova me pjesëmarrje në këto zgjedhje në mënyrë të qartë nga ana e palës serbe”, ka deklaruar Macron.

Kosova është e populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë, mirëpo serbët që përbëjnë rreth gjashtë për qind të popullsisë i kanë mbetur kryesisht besnikë Beogradit, veçanërisht në pjesën veriore ku janë shumicë. Pakica etnike serbe e Kosovës i bojkotoi zgjedhjet lokale të prillit në veri, duke i lejuar shqiptarët etnikë të marrin kontrollin e komunave lokale pavarësisht një pjesëmarrjeje prej më pak se 3.5 përqind.

Shumë serbë po kërkojnë tërheqjen e kryetarëve të komunave dhe policisë së Kosovës – duke shkaktuar një rritje të tensioneve që kanë çuar në dhunë si midis palëve ashtu edhe kundër forcave paqeruajtës të Kosovës të udhëhequr nga NATO.

Uashingtoni dhe BE-ja po u bëjnë thirrje të dyja palëve t’i qetësojnë tensionet dhe liderët francezë dhe gjermanë zgjodhën ta përdorin samitin e strategjisë EPC në Moldavi për të biseduar me Presidenten Osmani dhe presidentin Vuçiç për të kërkuar zgjedhje të reja në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është se është përgjigjur duke thënë se ligji i Kosovës lejon zgjedhje të përsëritura nëse 20 përqind e votuesve të një rajoni nisin një proces ligjor.

“Është një proces shumë demokratik. Ne i lejojmë qytetarët tanë të përcaktojnë se duan zgjedhje të reja dhe, besoj pa problem, ne mund të ecim përpara me këtë, por kemi nevojë për pjesëmarrje nga ana e tyre”, tha ajo.

“Vuçiqit iu kërkua që të mos ndërhyjë, të mos ushtrohet presion ndaj qytetarëve që të mos marrin pjesë, mirëepo nuk ka pasur përgjigje nga ana e tij. Megjithatë, shpresoj që qytetarët do të lejohen t’i përdorin të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”./France24

Përgatiti: Nuhi Shala