Foto: HRT/IMS

Televizioni kroat publikon pamjet e aksidentit të autobusit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e  hershme të mëngjesit  në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

10 persona kanë mbetur të vdekur nga aksidenti i një autobusi me targa të Kosovës, ndërsa 45 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Drejtori i Spitalit në të cilin po trajtohen pasagjerët, Josip Samarxhiç, ka njoftuar se 45 persona janë pranuar në spital që nga koha kur kishte ndodhur aksidenti me autobus, raportojnë mediat kroate.

Ndërkaq, drejtori i mbrojtjes civile të Kroacisë, Damir Trut deklaroi se në autobus kishte edhe fëmijë ndërsa shtoi se të vdekur janë nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët.