Teleskopi hapësinor James Webb zbulon pamje 'mahnitëse' të Jupiterit

Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë ka zbuluar pamje të paprecedentë të Jupiterit.

Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) bëri fotografi të planetit më të madh të sistemit diellor në korrik.

Pamjet e marra nga ky teleskop i shfaqin aurorat, stuhitë gjigante, hënat dhe unazat që e rrethojnë Jupiterin në detaje që astronomët i kanë përshkruar si “të pabesueshme”.

Fotografitë infra të kuqe u ngjyrosën artificialisht për t’i bërë veçoritë të dalloheshin.

Kjo është për shkak se drita infra e kuqe është e padukshme për syrin e njeriut.

“Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin si tani. Është e gjitha e pabesueshme,” tha astronomi planetar Imke de Pater, nga Universiteti i Kalifornisë, i cili luajti një rol kyç në projekt.

Teleskopi Hapësinor James Webb prej 10 miliardë dollarësh është një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga agjencia hapësinore amerikane NASA me partnerët e saj nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës.

Nga NASA thonë se në pamjen e pavarur të Jupiterit, të krijuar nga një përbërje e disa imazheve nga teleskopi, aurorat shtriheshin në lartësi të mëdha mbi polin verior dhe jugor të Jupiterit. Aurorat janë shfaqje drite në qiell të shkaktuara nga Dielli.

Ndërkohë, Njolla e Madhe e Kuqe, një stuhi e famshme aq e madhe sa mund të gëlltiste Tokën, u shfaq në ngjyrë të bardhë. Kjo ndodhi sepse reflektonte shumë dritë dielli.

James Webb u lansua në dhjetor tw vitit 2021 dhe aktualisht është i pozicionuar rreth një 1.6 milionë km nga Toka.

Ai qe nw gjendje ta zbulojë dritën që filloi sw udhëtuari drejt Tokës 13 miliardë vjet më parë, momente pas Big Bengut.

I parë si pasardhësi i teleskopit të famshëm Hubble, Teleskopi Hapësinor James Webb pritet të jetë një forcë dominuese për zbulim për të paktën 20 vitet e ardhshme./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala