
Telekomi i Kosovës, Foto: KALLXO.com
Telekomi nis shitjen e veturave të vjetërsuara
10.2.2023 - 11:07
Telekomi i Kosovës ka hapur sot ankandin për shitjen e veturave të vjetërsuara.
Veutrat të cilat janë në shitje gjenden në objektin e transportit të Telekomit të Kosovës në zonën industrial në Prishtinë dhe ata të cilët duan të dinë më shumë për gjendjen e tyre mund t’i shohin ato aty nga sot deri më 28 shkurt.
Ankandi do të jetë i hapur deri më 2 mars dhe të interesuarit duhet ta bëjnë dorëzimin e ofertave për vetura në platformën e-prokurimi.