Telekomi nënshkruan kontratën për blerjen e 305 telefona luksozë

Telekomi i Kosovës, të mërkurën, me datë 21 gusht e ka nënshkruar kontrata 207 mijë euro për blerjen e 205 telefonave të mençur. Kontrata është nënshkruar me kompaninë “Zone Mobile’ me pronar Alban Limanin. Kallxo.com, ka raportuar se këtë kërkesë për blerjen e 305 telefonave të mençur e kishte bërë kunata e Ramush Hardinajt, Vesmira Haradinaj.

Blerja e 305 telefonave mobil nuk kishte qenë e planifikuar më parë, ndërsa Telekomi i Kosovës për të kishte dhënë një arsye, në dosjen e kontratës që ka siguruar KALLXO.com.

“Telekomi i Kosovës është duke humbur treg dhe konkurrenca është duke punuar me të madhe në joshjen e konsumatorëve. E vetmja kundërpërgjigje ndaj konkurrencës është që Telekomi të ofron shërbime/ produkte të kombinuara (minuta+ SMS+ Internet+ Telefon), që të jetë konkurrues”  thuhet në dosjen e kontratës.

Përveç kësaj, Telekomi në një reagim të bërë mbrëmë ka thënë se të gjithë telefonat janë të destinuar për konsumator të Telekomit dhe jo për menaxhmentin.

Telekomi i Kosovës i kishte planifikuar të shpenzonte 171 mijë e 800 euro për blerjen e këtyre telefonave, mirëpo ofertat kanë ardhur më të larta. Oferta më e lirë ishte nga kompania “Zone Mobile”, e cila ishte rekomanduar për kontratë në vlerë prej 207 mijë e 733 euro. Pronar i këtij biznesi që e ka fituar kontratën nga Telekomi i Kosovës është Alban Limani.

Llojet e telfonave mobil të mençur janë; Samsung Galaxy Note 9, 10 copë, Samsung Galaxy S9+, 5 copë, Samsung Galaxy S9, 6 copë, Samsung Galxy S8, 68 copë, Samsung Galaxy A5, 50 copë, iPhone XS Max, 10 copë, iPhone XS, 5 copë, iPhone X, 131 copë, iPhone 8, 14 copë dhe iPhone 8+, 6 copë. Vlera totale e këtyre telefonave arrin shifrën e 207 mijë e 733 euro.

 

Kriza në Telekom: Kunata e Ramush Haradinajt porosit 305 telefona luksozë para zgjedhjeve