Telekomi nënshkruan kontratë për furnizim me pije për bufe

Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë 5 mijë e 469 euro për furnizim me pije dhe artikuj të tjerë.

Fitues i kësaj kontrate është kompania N.T.Sh. “Tradita Tregtare” nga Skenderaj.

Tenderi është iniciuar më 21 janar kurse kontrata është nënshkruar më 6 mars.

Furnizimi me pije dhe artikuj tjerë do të bëhet për bufetë e Telekomit të Kosovës për një periudhë 12 mujore.

Kontrata për furnizim është nënshkruar përmes një procedure me kuotim.

Telekomi i Kosovës ka porositur 11 produkte, duke filluar nga sheqeri, qumështi, kafe espresso, kafe turke, ujë natyral në shishe xhami, ujë mineral, lëng boronice, çaj kamomil dhe çaj mente.

Në kontratë është kërkuar që produktet të kenë afat minimumi 6 muaj që nga dërgimi në depon e Telekomit të Kosovës.

Më poshtë gjeni tabelën me produktet e porositura, sasinë dhe çmimet e tyre.