Ndërmarrja Publike “Telekomi i Kosovës”, Foto: Valon Fana, KALLXO.com.

Telekomi nënshkruan kontratë 108 mijë euro për përfaqësim ligjor

Për mbrojtje në Gjykata të Londrës, Ndërmarrja Publike “Telekomi i Kosovës” Sh.A ka nënshkruar edhe një kontratë, shuma e së cilës kalon 100 mijë euro.

Nëpërmjet platformës për prokurim publik në Kosovë, “Telekomi i Kosovës” Sh.A sot bëri të ditur se ka nënshkruar kontratë për blerjen e shërbimeve shtesë të përfaqësimit ligjor pranë Gjykatës të Londrës me Arbitration Act.

“Telekomi i Kosovës” Sh.A kontratën në vlerë 108,000 euro e cila pritet të ketë një kohëzgjatje prej 6 muajve e nënshkroi me operatorin ekonomik “Hogan Lovells (Paris) LLP” nga qytetit i Parisit në Francë”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Sipas njoftimit, kjo kontratë u nënshkrua bazuar në mjete vetanake të Telekomit.

Ky aktiviteti i prokurimit u realizua nëpërmjet procedurës së negociuar, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

faqen zyrtare të kompanisë thuhet se “Hogan Lovells” u bë një nga 10 ofruesit kryesorë të shërbimeve juridike globale më 1 maj 2010 nëpërmjet një kombinimi të paprecedentë të dy firmave me kredenciale ndërkombëtare, firmë me bazë në SHBA, “Hogan & Hartson” dhe firma me bazë evropiane “Lovells”.

Për më shumë artikuj lidhur me ndërmarrjen publike  “Telekomi i Kosovës” Sh.A, klikoni  këtu.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim lëndës mes Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” dhe kompanisë Dardafon (Z-Mobile).

Kontesti në mes të kompanisë “Dardafon.net LLC” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009. Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie. Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G.

E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Telekomit dhe “Z-Mobile”