Ndërmarrja Publike “Telekomi i Kosovës”, Foto: Valon Fana, KALLXO.com.

Telekomi rikthen shërbimet pas sulmeve kibernetike

Telekomi i Kosovës ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike gjatë ditës së sotme.

Fadil Lepaja nga Zyra për Komunikim në Telekomin e Kosovës ka thënë për KALLXO.com se janë rikthyer shërbimet të cilat kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

“Edhe pse sulmet kanë vazhduar, Telekomi i Kosovës ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse”- ka thënë ai.

KALLXO.com ka raportuar për sulmin kibernetik me të cilin është përballur Telekomi i Kosovës.

Sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës