Telekomi inicon tri padi penale për kontratën me Z-Mobile

Kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri -Berisha ka thënë sot se gjithë numrat që i janë dhënë në shfrytëzim ‘Z-Mobile’ i takojnë Telekomit të Kosovës.

Shatri- Berisha është intervistuar gjatë ditës së sotme nga Komisioni hetues parlamentar për gjendjen e krijuar në në Telekomin e Kosovës pas mos vazhdimit të kontratës me ‘Z-Mobile’.

“Këta numra Z Mobile  i ka marrë në shfrytëzim nga Telekomi dhe sa do që në opinion po përpiqet të krijohet përshtypja se numrat i takojnë Z-Mobile, ky nuk ka infrastrukturë të tij, gjatë fazës së tranzicionit të gjitha shërbimet e Z-Mobile të kthehen në Telekom”, ka thënë Shatri Berisha.

Shatri ka thënë se pas skadimit të kontratës me Z-Mobile, nga 31 korrik palët janë futur në periudhë tranzitore.

“Një ekip i jashtëm ligjor është angazhuar duke hartuar një plan veprimi për të gjitha hapat që përfshijnë periudhën e tranzicionit dhe që kjo periudhë jetë më pak e ndjeshme për konsumatorët. Ne jemi duke synuar që faza kalimtare të kryhet brenda brenda 30 ditëve, por kjo fazë mund të vazhdojë deri në 120 ditë për ndonjë kontratë të veçantë. Besoj se brenda 30 ditëve te fazës kalimtare 90 % e numrave t’i kthejmë në Telekom”, ka thënë kryesuesja e Bordit të Drejtorëve të Telekomit, Besa Shatri- Berisha.

Shatri- Berisha ka të para deputetëve se Bordi ka dërgua tri padi në prokurori për të hetuar gjithçka ka ndodhur rreth kontratës së Telekomit me ‘Z-Mobile’, duke sqaruar para deputetëve për hapat që do të merren për të përmbyllur  procesin në favor të Telekomit.

Në pyetjen e deputeti Visar Ymeri rreth pikave të mosmarrëveshjes gjatë negociatave që ka shtyrë në shkëputje të kontratës, dhe sidomos borxhit kryesuesja Shatri- Berisha ka thënë se nga 20 pikat propozuara nga komisioni i Telekolmit, Z-Mobile është pajtuar vetëm në tri pika.

Ka shumë pika, ne kemi ofru çka ka një kontratë normale biznesore, sidoqoftë nuk kemi arritur pajtueshmëri. Ne i kemi borxh Z-Mbolile me vendim të arbitrazhit, ata na kanë neve dhe ne do të tentojmë maksimalisht që gjatë periudhës së negocimit për kthimin të borxhit. Kemi ushtruar tri padi penale dhe presim nga prokuroria që të veprojë për kompensim borxhi, pasi me  zbatimin e kësaj kontrate vetëm në dy vitet e fundit Telekomi ka humbur 15 milionë euro”, ka thënë Shatri Berisha.

Kryesuesja Shatri Berisha ka pohuar se Tekelomi nuk ka marrë mbështetje e nevojshme nga qeveria si aksionar në Telekom në përballjen me Z-Mobile, ndërsa ka shtuar se Telekomi është i gatshëm për çdo përballje me Z-Mobile në çdo gjykatë, qoftë edhe në arbitrazh.

Shatri-Brisha iu është përgjigjur deputeteve edhe rreth punësimeve në Vala Telekom, sidomos ato të fundit, dhënien e donacioneve dhe sponsorizimeve, qirave dhe kontratave tjera që sipas deputetëve janë të dëmshme për Telekomin.

Bordi i Telekomit vendosi javën e kaluar që të mos e vazhdojë kontratën me Z-Mobile.