Ndërtesa e Telekomit të Kosovës Foto: KALLXO.com

Telekomi i Kosovës anulon konkursin për Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor të Financave dhe Thesarit

Telekomi i Kosovës ka njoftuar të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitat: Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, për anulimin e konkursit të publikuar në shtypin ditor me datë.15.05.2020 i mbyllur me datë 13.06.2020.

Sipas Telekomit, anulimi është bërë sepse nuk ka numër te mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me Konkurs.

“I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në prill të këtij viti, Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefi, dy zëvendës kryeshefat ekzekutivë dhe zyrtarin kryesor të kompanisë.

Shkarkohet kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi