Telekomi dhe Z-Mobile "janë pajtuar" vetëm për zhbllokim të llogarive

Ditën e djeshme ministri i Ekonomisë dhe i Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se Telekomit të Kosovës i janë liruar llogaritë nga përmbaruesi, pa dhënë detaje se si.

Në një përgjigje për KALLXO.com, avokati i Z Mobile, Virtyt Ibrahimaga, ka thënë se palët momentalisht janë marrë vesh që të lirohen llogaritë e Telekomit, deri në arritjen e një marrëveshje.

“Ashtu siç e ka thënë ministri. Nuk ka marrëveshje të detajuar, por vetëm mirëkuptim. Z Mobile është pajtuar që momentalisht të lirohen llogaritë e Telekomit, deri në arritjen e një marrëveshje tjetër në mes dyja palëve”, ka thënë avokati Ibrahimaga përmes telefonit.

Telekomit të Kosovës i ishin bllokuar llogaritë me datën 15 korrik, pasi  Gjykata Themelore Prishtinë ia kishte njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Gjykata vendos në favor të Z-Mobile, lejon përmbarimin milionësh ndaj Telekomit