Deçan

Telashet në punimet e rrugës Deçan-Plavë, Komandanti i KFOR-it shkon në Zonën e Veçantë të Mbrojtur

Komandanti i misionit të drejtuar nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Peshkopin Sava Janjiq në Manastir.

Këto takime gjeniali i KFOR-it i bëri për të diskutuar mbi sigurinë pas telasheve me rrugën që lidh Deçanin me Plavën.

“Gjatë vizitës së tij, Gjeneral Risi u takua me Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në zyrën e tij, me ftesë të Komunës. Komandanti i KFOR-it gjithashtu u takua me Peshkopin Sava Janjiq në Manastir. Në të dy takimet u diskutua për situatën e përgjithshme në zonë, duke marrë parasysh ndikimin e veçantë në siguri të punimeve në rrugën R108 që shtrihet në afërsi të Manastirit Deçanit”, njoftoi KFOR me anë të njoftimi.

“Gjeneral Majori Risi riafirmoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në një mjedis të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot gjatë ditës pati reagime rreth punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Presidenti serb, Vuçiq kërkoi të ndalën punimet ndërkohë që kryeministri kosovarë urdhëroi kryetarin e Deçanit që të pezullohen punimet.

Punimet në rrugën Deçan-Plavë u ndërprenë me kërkesë të kryeministrit, rinisin të hënën

www.kallxo.com