Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Tejkaloi shpejtësinë dhe vijën e plotë, i merret patentë-shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 300 euro

Policia e Kosovës ia ka marrë patentë-shoferin për 3 muaj një vozitësi që dyfishoi shpejtësinë dhe bëri tejkalim në vijë të plotë në fshatin Koretin të Kamenicës.

Stacioni Policor Kamenicë pasi që kishte dalë sot në kontroll në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor’’ njoftoi se ka hasur një kundërvajtës duke vozitur në 103 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

Atij përveç marrjes së patent-shoferit, iu shqiptua 300 euro gjobë dhe iu dhanë 3 pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.